Çertifikimi Hallall

Çertifikimi Hallall konfirmon që produktet që kanë logon HALLALL janë të lejuara dhe të pranuara sipas ligjit Islam, produkte të cilat mund të hahen, pihen dhe të përdoren nga komuniteti Mysliman.

AZ Consulting ka përvojë në zbatimin dhe çertifikimin e produkteve Hallall në industrinë e ushqimit dhe pijeve duke bashkëpunuar ngushtësisht me Shërbimet e Çertifikimit Hallall, e cila është qendra Evropiane e çertifikimeve Hallall.

Çertifikimi hallall sigurohet për:

  • Ushqimet dhe pijet,
  • Produktet kozmetike dhe farmaceutike,
  • Materialet e paketimit dhe industrinë sanitare.

Çertifikata Hallall e lëshuar nga Bordi, jep sigurinë që ky produkt është hetuar plotësisht dhe është në përputhje me ligjin Islam, dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për përdorim nga konsumatorët Hallall.

Vetëm pasi produktet të certifikohen si Hallall nga Bordi, ata mund të përdorin markën e regjistruar tregtare – logon ‘Çertifikuar Hallall’.

Avantazhet e Çertifikimit Hallall:

  1. Çertifikimi Hallall mund të zgjerojë tregun e produkteve të kompanisë tek mbi 50 milion konsumatorë Hallall në Evropë dhe më shumë se 1.6 miliardë në të gjithë botën.
  2. Nëse kompania aktualisht eksporton ose planifikon të eksportojë, çertifikatat Hallall ndihmojnë në përmbushjen e kërkesave të vendeve importuese.
  3. Nëse produkti i ofruar nga kompania përdoret si përbërës nga blerësi, atëherë ai e ndihmon blerësin të marrë një çertifikim Hallall dhe në këtë mënyrë do të rrisë shitjet e tij dhe eventualisht shitjet e kompanisë.
  4. Produktet e çertifikimit Hallall mund të reklamohen dhe të shfaqin logon Hallall në paketim, duke i bërë produktet lehtësisht të pranueshme nga konsumatorët Hallall.