Çertifikimi Kosher

Kosher është çertifikimi që lejon përdorimin dhe konsumimin e produkteve ushqimore të cilat janë në përputhje me rregullat e Kashrut (ligji hebre për dietën ushqimore).

Çertifikimi Kosher ka një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e shitjeve të një kompanie ushqimore. Çertifikimi Kosher ofron një avantazh ekonomik, një metodë serioze gjurmueshmërie, gjithashtu një përgjigje në lidhje me problemet e globalizimit, dhe ndërkohë garanton sigurinë ushqimore.

Tregu i klientëve që blen produkte të çertifikuara Kosher arrin në dhjetëra milion. Në ditët e sotme ku shoqëria është e përbërë nga konsumatorë shumë-kulturorë dhe multi-etnikë, hebrenjtë nuk janë të vetmit që kërkojnë produkte Kosher, por edhe fe dhe grupe të ndryshme si myslimanë, budistë, vegjetarianë, njerëz që vuajnë nga alergji të ndryshme etj.

Çertifikatat Kosher u jepen ekskluzivisht fabrikave dhe ndërmarrjeve që ndjekin në mënyrë rigoroze rregullat, ose subjekteve produktet e të cilave mund të prodhohen në një mënyrë Kosher. Në krahasim me të tjerët, rabini nuk jep një certifikatë Kosher për fabrikat që përdorin yndyrna shtazore. Për t’u kualifikuar për një çertifikatë, të gjithë përbërësit e secilit produkt duhet të shqyrtohen imtësisht.

E njëjta gjë vlen edhe për mënyrën e prodhimit dhe pastrimit. Këto detaje trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk ndahen me të tjerët. Me kompanitë që marrin një certifikatë Kosher, kushtet do të vendosen në mënyrë që të ndjekin udhëzimet e Kosher. E gjithë kjo do të ndodhë në një mënyrë që është e përshtatshme për secilën kompani specifike.

 

 

AZ Consulting ka përfaqësuesin e Kosher në Shqipëri dhe Itali http://www.koshercertification.eu/en.php#contact