GLOBAL G.A.P
GLOBAL G.A.P. është standardi i njohur ndërkombëtarisht për prodhimtarinë e fermës për praktikat më të mira për siguri afatgjatë për prodhimet bujqësore. Qëllimi i këtij standardi është prodhimi i sigurt dhe i qëndrueshëm bujqësor për të përfituar fermerët, shitësit me pakicë dhe konsumatorët në të gjithë botën.
GLOBAL G.A.P ofron dy opsione:
Opsioni I: Çertifikim individual
Çertifikimi bazuar në opsionin I përfshin:
- Prodhues individual me një njësi prodhimi
- Prodhues individual me disa njësi prodhimi
- Prodhues individual me disa njësi prodhimi dhe me strukture të Sistemit të Manaxhimit të Cilësisë (QMS)
- Opsioni II: Çertifikim në grup
Një person juridik mbajtës i çertifikatës, përfaqësues i grupit të prodhuesëve. Çertifikimi në grup kërkon ndërtimin e Sistemit të Manaxhimit të Cilësisë si dhe zbatimin e të gjithë pikave të kontrollit të Opsionit I.
Në çertifikim përfshihet:
- Siguria ushimore dhe gjurmueshmëria
- Mjedisi (përfshirë biodiversitetin)
- Shëndeti, siguria dhe mirëqenia e punëtorëve
- Mirëqenia e kafshëve
- Manaxhimi i Integruar të Prodhimeve (ICM), Kontrolli i Integruar të Dëmtuesve (IPC),
- Sistemi i Manaxhimit të Cilësisë (QMS), dhe Analiza e Rrezikut dhe Pikat e Kontrollit Kritik (HACCP)
Standardi kërkon, ndër të tjera, efikasitet më të madh në prodhim. Përmirëson performancën e biznesit dhe zvogëlon harxhimin e burimeve vitale. Ai gjithashtu kërkon një qasje të përgjithshme ndaj bujqësisë që ndërtohet në praktikat më të mira për brezat që do të vijnë.