Profili, misioni, vizioni dhe karriera.

AZ Consulting sh.p.k është themeluar në vitin 2007. Duke filluar nga ky vit ajo operon në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania është konceptuar për të ofruar zgjidhje të problemeve nga A tek Z, objekti i veprimtarisë së saj është ofrimi i konsulencës, duke përfshirë disa fusha:

  • Standarde ISO
  • Plane Biznesi/Kërkim tregu
  • Manaxhim Burimesh Njerëzore
  • Konsulencë Ligjore
  • Marketing dhe Mardhënie me Publikun
  • Rregjistrimi i Markës

Misioni i kompanisë AZ Consulting është të jetë instrumenti që i mundëson kompanive zgjidhje që lidhen me Sistemin e Manaxhimit Total duke u bazuar në reputacionin, profesionalizmin, dhe ndershmërinë e ofrimit të shërbimit, tashmë të vërtetuar në treg.

Konsulenca në AZ Consulting ofrohet nga konsulentë shqiptarë dhe/ose të huaj, sipas specifikave dhe ekspertizës të kërkuara nga projekti. AZ Consulting në shumë projekte ka bashkëpunuar me institucione të ndryshme donatore si: IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore); BAS (pjesë e BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim); GIZ (Agjencia Gjermane për Zhvillim); USAID; SIPPO (Programi Import Zviceran për Promovimin) – Agjenci në Ministrinë e Ekonomisë së Zvicrës; AIDA (Agjencia e Zhvillimit të Investimeve Shqiptare), PNUD etj. Bazuar në përvojat shumë-sektoriale dhe cilësisë së lartë të shërbimit të testuar në projekte të ndryshme, AZ Consulting është vazhdimisht pjesë e skemave të mbështetura nga institucionet dhe donatorët ndërkombëtarë. Kompania është aktualisht anëtar i ACN (Albanian Consulting Network – http://www.albconsulting.org/shqip/antaret-ACN) dhe partner lokal në shumë projekte për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm si: projekte të IPARD të financuara nga Bashkimi Evropian, projekte GIZ, USAID etj. Duke filluar nga viti 2014 AZ Consulting është përfaqësuesi ekskluziv për çertifikimin KOSHER në Shqipëri dhe Itali nga bordi botëror i rabinatit për çertifikimet kosher http://www.koshercertification.eu/#contact.

AZ Consulting që në fillimet e saj ka synuar jo vetëm bashkëpunimin me punonjësit e saj për një periudhë të papërcaktuar, por edhe krijimin e një qendre kualifikuese nën sloganin “të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Për këtë arsye skuadra jonë trajnohet dhe kualifikohet vazhdimisht në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare duke u azhornuar me ndryshimet e fundit në fushat e tyre të punës.

Politika e Burimeve Njerëzore është ajo e “dyerve të hapura”, thënë ndryshe, njerëzit me përvojë, ekspertizë dhe me dëshirë për tu përmirësuar vazhdimisht profesionalisht në fushat në të cilat operon kompania janë të mirëpritur gjatë gjithë kohës.

Kushdo që e gjen veten brenda filozofisë së kompanisë është i mirëpritur të aplikojë në: info@azconsulting.al

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Përgjegjësia sociale për ne si kompani nënkupton angazhimin tonë direkt duke u bërë pjesë në nisma që promovojnë sjelljen si qytetarë të përgjegjshëm. Pjesë e misionit tonë si kompani është të krijojmë impakt në çdo komunitet që prekim me punën tonë.

Ne besojmë në një shoqëri me vlera ku kontributi i parë është ndaj mirëqënies së skuadrës që punon me ne. Megjithëse kauzat që kanë nevojë për mbështetje janë të shumta, ato me të cilat ne bashkohemi prej vitesh janë nisma që përmirësojnë kushtet shëndetsore, sociale dhe mjedisore të komunitetit ku kompania vepron.