Konsulencë për PAS 99:2012
PAS 99:2012 është standard për integrimin e sistemeve të manaxhimit të përbashkëta. Ai nënvizon strukturën e përbashkët të standardeve dhe përshkruan një kornizë për integrimin e tyre. Këto kërkesa përfshijnë proçedurat e auditimit, kontrollin e dokumenteve, manaxhimin e riskut dhe përmirësimin e performancës.
PAS 99:2012 ndihmon kompanitë të arrijnë përfitime nga integrimi i kërkesave të përbashkëta të të gjitha standardeve dhe specifikimeve të sistemit të manaxhimit, dhe administrimin e këtyre kërkesave në mënyrë efektive. Sistemet e manaxhimit të integruar sipas PAS 99:2012 minimizojnë çdo konflikt midis kornizave të ndryshme të manaxhimit dhe rrisin efikasitetin. PAS 99:2012 jep udhëzime për planifikimin, zbatimin dhe funksionimin e një kornize të integruar të manaxhimit, si dhe monitorimin dhe përmirësimin e performancës.
Kush duhet të aplikojë PAS 99:2012?
- Kompanitë që zbatojnë kërkesat e dy ose më shumë standardeve të sistemeve të manaxhimit.
- Kompanitë që duan të integrojnë sistemet e manaxhimit dhe të drejtojnë proçeset dhe proçedurat.
Përfitimet:
- Ofron udhëzime për kërkesat e zakonshme të standardeve/specifikimeve të sistemit të manaxhimit të shumëfishtë.
- Ndihmon për integrimin e dy ose më shumë sistemeve të manaxhimit në një sistem koheziv me një grup gjithëpërfshirës të dokumentacionit, politikave, proçedurave dhe proçeseve.
- Identifikon rreziqet herët në kohë.
- Në përgjithësi është më aktual dhe në përputhje me mjedisin dhe standardet aktuale të biznesit.