Project Description

AZ Consulting është kompania e parë e konsulencës në Shqipëri që realizoi çertifikimin në grup sipas standardit Global G.A.P. Falë partneritetit me Risi Albania në zbatimin e projektit, bashkëpunimit me fermerët dhe asistencës në implementimin e standardit Global G.A.P nga AZ Consulting subjekti Lea 2011 shpk arriti me sukses çertifikimin në grup me Global G.A.P në prodhimin shalqirit. Si rezultat i këtij bashkëpunimi të sukseshëm Lea 2011 ka nisur të zgjerojë rrjetin e saj të eksporteve, numrin e klientëve dhe  të ndikojë pozitivisht në nxitjen e punësimit për zonën ku operon. Suksese grupimit të fermerëve të LEA 2011.