Konsulencë për implementimin e sistemit ISO 14001:2015
ISO 14001:2015 specifikon kërkesat për një Sistem Manaxhimi të Mjedisit të cilat çdo kompani mund ti përdorë për të rritur performancën e saj mjedisore. ISO 14001:2015 është menduar t’i përshtatet kompanive që kërkojnë të manaxhojnë përgjegjësitë e tyre mjedisore në mënyrë sistematike, e cila kontribuon rrjedhimisht në qëndrueshmërinë e mjedisit.
ISO 14001:2015 ndihmon një kompani të arrijë rezultatet e synuara të Sistemit të Manaxhimit të Mjedisit, të cilat ofrojnë vlerë për mjedisin, për vetë kompaninë dhe për palët e interesuara. Në përputhje me politikën mjedisore të kompanisë, rezultatet e synuara të një Sistemi Manaxhimi të Mjedisit përfshijnë:
- Rritjen e performancës mjedisore
- Përmbushjen e detyrimeve të pajtueshmërisë
- Arritjen e objektivave mjedisore
ISO 14001: 2015 është i zbatueshëm për çdo kompani, pavarësisht nga madhësia, lloji dhe natyra, dhe vlen për aspektet mjedisore të aktiviteteve të saj, produktet dhe shërbimet që kompania kontrollon ose ndikon.
Kërkesat e përputhshmërisë me ISO 14001:2015 janë të pranueshme vetëm në rast se përfshihen të gjitha në sistemin e manaxhimit të sistemit të një kompanie dhe përmbushen pa përjashtime.
Cilat janë përfitimet e ISO 14001?
- Manaxhimi më i mirë i mjedisit redukton humbjen dhe përdorimin e energjisë
- Përmirëson efikasitetin për uljen e kostos së drejtimit të biznesit
- Demonstron pajtueshmërinë për zgjerimin e mundësive të biznesit
- Përmbush detyrimet ligjore për të fituar besimin e palëve të interesuara dhe konsumatorëve
- Përgatit për ndryshimin e tablosë së biznesit në mënyrë të besueshme