Çfarë është ISO / IEC 17020?
ISO 17020, i njohur me titullin “Kriteret e përgjithshme për funksionimin e llojeve të ndryshme të organeve që kryejnë inspektimin”, është një standard ndërkombëtar mbi kompetencat e organeve inspektuese.
Ky standard ndërkombëtar përcakton kriteret e përgjithshme për kompetencat e organeve të pavarura që kryejnë inspektime pavarësisht nga sektori i përfshirë. Gjithashtu përcakton kriteret e pavarësisë. Standardi ka për qëllim përdorimin e organeve të inspektimit dhe të organizmave të tyre të akreditimit, si dhe organeve të tjera që kanë të bëjnë me njohjen e kompetencave të organeve inspektuese.
Përfitimet e akreditimit ISO 17020
- Uniformiteti në ekzekutimin dhe mënyrën e raportimit për njerëzit që kryejnë veprimtarinë.
- Përmbushja e kërkesave të akreditimit
- Ankesa të reduktuara të konsumatorëve
- Dëshmia e përputhjes me kërkesat e specifikuara
Cilat janë kërkesat e standardit ISO 17020 për akreditim?
Kërkesat e ISO 17020 janë të përfshira në 14 seksione kryesore, duke përfshirë:
- Kërkesat administrative
- Kërkesat për pavarësi, paanësi dhe integritet
- Konfidencialiteti
- Organizimi dhe manaxhimi
- Sistemi i cilësisë
- Personeli
- Pajisjet
- Metodat dhe proçedurat e inspektimit
- Trajtimi i mostrave dhe artikujve të inspektimit
- Kontrolli i regjistrimeve
- Raportet e inspektimit dhe çertifikatat e inspektimit
- Nënkontraktimi
- Ankesat
- Bashkëpunimi me organet e tjera inspektuese
Çfarë ofron AZ Consulting në fushën e standardit ISO 17020 dhe akreditimit?
AZ Consulting ofron ekspertizë dhe kompetencë teknike për të siguruar që kompania performon bazuar në kriteret e ISO / IEC 17020, trajnime, auditime të brendshme, kontrolle para vlerësimit dhe lehtësim gjatë auditimit të çertifikimit ISO / IEC 17020.