Konsulencë për ISO 20000:2018

ISO 20000 është standardi ndërkombëtar për Manaxhimin e Shërbimit të Teknologjisë së Informacionit (ITSM) i pranuar nga shumica e vendeve të botës. Standardi përshkruan një seri proҫesesh manaxhimi të krijuara për të ndihmuar kompanitë të ofrojnë shërbime më efektive të IT (si për ato brenda kompanisë ashtu edhe për klientët e tyre). ISO 20000 jep metodologjinë dhe kornizën për të ndihmuar kompanitë të manaxhojnë ITSM. Me kërkesat e standardit kompanitë aplikojnë praktikat më të mira, duke ndihmuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve IT. ISO 20000 është I aplikueshëm në çdo kompani pavarësisht madhësisë apo industries.

Pse është e rëndësishme ISO 20000?

  • Ndikon operimin dhe komunikimin e kompanive – një element themelor i mënyrës sesi bën biznes çdo kompani.
  • Përdorimi i tij ndihmon për të kapërcyer konkurrencën, për të arritur audiencë më të madhe, për t’u bërë më produktiv dhe më efikas, për të përmirësuar të ardhurat, për të zvogëluar kostot dhe për të rritur reputacionin.
  • Aplikimi i ISO 20000 ndihmon në sigurimin e standardeve të manaxhimit të shërbimit me cilësi të lartë të IT që janë themelore për suksesin e çdo kompanie.

Përfitimet:

  1. Përmirësimi i imazhit dhe besueshmërisë – ISO 20000 është standardi i vetëm ndërkombëtarisht i njohur për manaxhimin e shërbimeve IT.
  2. Rritja e produktivitetit – Kompanitë fitojnë një avantazh konkurrues përmes rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit për shkak të shërbimeve më të besueshme të IT.
  3. Rritja e kënaqësisë së klientit – Pavarësisht nëse është një klient i brendshëm ose i jashtëm, kompanitë janë në gjendje të ofrojnë shërbime të përmirësuara të IT që plotësojnë më mirë nevojat e tyre.
  4. Proҫeset e integruara plotësisht – ISO 20000 ndihmon kompanitë të konvergojnë shërbimet e IT me strategjinë e përgjithshme të biznesit.
  5. Ulja e kostos së IT.
  6. Krijon një kulturë të përmirësimit të vazhdueshëm.
  7. Fiton një avantazh konkurrues – Përmes ofrimit më të efektshëm dhe efikas të shërbimeve të IT, kompanitë arrijnë përparësi të prekshme ndaj konkurrentëve të tyre.