Konsulencë për ISO 28001:2007
ISO 28000 është një standard ndërkombëtar që adreson kërkesat e një Sistemi Manaxhimit të Sigurisë (SMS) për zinxhirin e furnizimit. Ai specifikon aspektet që ndihmojnë kompaninë të vlerësojë kërcënimet e sigurisë dhe t’i manaxhojë ato që kur lindin në zinxhirin e tyre të furnizimit.
Manaxhimi i Sigurisë lidhet me aspekte të tjera të manaxhimit të biznesit. Me ISO 28000, kompanitë mund të përcaktojnë nëse ekzistojnë masa të përshtatshme sigurie dhe mund të mbrojnë pronat e tyre nga kërcënime të ndryshme. Standardi është i zbatueshëm për të gjithë sektorët, nga prodhimi tek shërbime, nga logjistika në transport dhe mbulon çdo fazë të prodhimit ose furnizimit.
Pse është i rëndësishëm Sistemi i Manaxhimit të Sigurisë së Zinxhirit të Furnizimit?
ISO 28000 u mundëson kompanive të krijojnë një Sistem Manaxhimi të Sigurisë (SMS) që siguron manaxhimin dhe kontrollin e mjaftueshëm të sigurisë dhe kërcënimeve që vijnë nga operacionet logjistike dhe partnerët e zinxhirit të furnizimit. Me një ҫertifikim ISO 28000 kompanitë fitojnë dukshmëri në treg dhe përmirësojnë përfitueshmërinë dhe cilësinë e tyre.
Përfitimet:
- Njohje globale
- Avantazh konkurrues në treg
- Besueshmëri e zgjeruar
- Përmirësim i kënaqësisë së klientit
- Mundësi për të fituar klientë të rinj
- Aftësi për të kontrolluar dhe manaxhuar kërcënimet brenda kompanisë