Konsulencë për ISO 50001:2011

ISO 50001: 2011 specifikon kërkesat për krijimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi të manaxhimit të energjisë, qëllimi i të cilit është të aftësojë një organizatë për të ndjekur një qasje sistematike në arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së energjisë, përfshirë efikasitetin e energjisë, energjinë në përdorim dhe konsumin.

Standardi specifikon kërkesat e zbatueshme për përdorimin dhe konsumin e energjisë, përfshirë matjen, dokumentimin dhe raportimin, modelimin dhe praktikat e prokurimit për pajisjet, sistemet, proceset dhe personelin që kontribuojnë në performancën e energjisë.

ISO 50001: 2011 është krijuar që të përdoret në mënyrë të pavarur, por mund të bashkohet ose integrohet me sistemet e tjera të manaxhimit.

Standardi është i zbatueshëm për çdo kompani që dëshiron të sigurojë që ajo përputhet me politikën e saj energjetike të deklaruar dhe që dëshiron ta demonstrojë këtë para të tjerëve, një konformitet i tillë konfirmohet ose me anë të vetëvlerësimit dhe vetëdeklarimit të konformitetit, ose me çertifikimin e sistemin e manaxhimit të energjisë nga një organizatë e jashtme.