Konsulencë për implementimin e sistemit ISO 9001:2015
Sistemi i Manaxhimit të Cilësisë (SMC) është një bashkësi politikash, proçesesh dhe proçedurash të nevojshme për planifikimin dhe zbatimin (prodhimin / zhvillimin / shërbimin) e aktivitetit kryesor të një kompanie. Të gjitha kërkesat e ISO 9001:2015 janë të përgjithshme dhe kanë për qëllim të jenë të zbatueshme për çdo kompani, pavarësisht tipit, madhësisë apo produkteve dhe shërbimeve që ajo ofron. Aktualisht ISO 9001:2015 aplikohet në më shumë se 170 vende të botës.
Standardi bazohet në parime të Manaxhimit të Cilësisë si fokusi tek klientët, motivimi dhe përfshirja e drejtuesve të lartë, qasja e proçesit dhe përmirësimi i vazhdueshëm. Përdorimi i sistemit ISO 9001:2015 garanton që klientët marrin produkt/shërbim me cilësi të mirë në mënyrë të vazhdueshme e cila sjell si rrjedhim shumë përfitime për kompaninë.
Disa nga përfitimet për kompaninë:
- I ofron drejtuesve kryesorë proçese efikase të manaxhimit
- Përcakton fushat e përgjegjësive në gjithë kompaninë
- Është e detyrueshme nëse kompania dëshiron të marrë pjesë në tendera për punë/shërbime publike
- Komunikon një mesazh pozitiv për stafin dhe klientët
- Identifikon dhe inkurajon proçese që janë më efiçiente dhe që kursejnë kohë
- Evidenton mangësitë
- Redukton kostot
- Ofron vlerësim dhe zhvillim të vazhdueshëm
- Mundësi marketingu