Konsulencë për ISO 45001

Standardi ISO 45001 Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë garanton parandalimin e aksidenteve në punë. Standardi ISO 45001 ofron një kornizë për bizneset anembanë botës për të zvogëluar rreziqet në vendin e punës, rritur sigurinë e punonjësve dhe për të krijuar kushte më të mira pune dhe përfshin kërkesa për të zvogëluar barrën e tyre. Standardi ISO 45001 është një nga sistemet kryesore që duhet të aplikojnë kompanitë pavarësisht madhësisë apo sektorit ku operojnë.

ISO 45001 mund të vendoset në linjë me standardet ekzistuese ISO 9001 dhe ISO 14001. Shumë kompani fillojnë të zbatojnë fillimisht Sistemin e Manaxhimit të Cilësisë (ISO 9001) dhe më pas Sistemin e Manaxhimit të Mjedisit (ISO 14001). Më pas vënë re risqet e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe si rrjedhojë e saj zbatojnë edhe ISO 45001. Së fundmi shumë kompani kërkojnë të zbatojnë të tre standardet në të njëjtën kohë, kjo gjë sjell dhe optimizimin e kostove. Këto standarde mund të integrohen duke zbatuar PAS 99.

Cilat janë përfitimet e ISO 45001?

  • Parandalimi proaktiv i rrezikut dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës.
  • Forcimi i pajtueshmërisë ligjore dhe rregullative.
  • Krijimi i një ambienti më të mirë pune për punonjësit dhe minimizimi i aksidenteve në punë.
  • Parandalimi i aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.