Konsulencë për standardet botërore BRC

British Retail Consortium (Konsorciumi Britanik i Shitjeve me Pakicë) (BRC), duke iu përgjigjur kërkesave të biznesit, zhvilloi dhe prezantoi Standardet Teknike të Ushqimit për t’u përdorur në vlerësimin e prodhuesve të produkteve të markuara. Është dizenjuar për të ndihmuar shitësit me pakicë dhe mbajtësit e markës që të prodhojnë produkte ushqimore me një cilësi dhe siguri të caktuar dhe të ndihmojë ata të mos jenë viktimë e ndonjë abuzimi nga ana e autoriteteve përkatëse. Sipas ligjit evropian për ushqimin, shitësit me pakicë dhe mbajtësit e markave kanë përgjegjësi ligjore për markat e tyre. BRC konsiderohet si pikë referimi për praktikat më të mira në industrinë ushqimore. Përdorimi i këtij standardi edhe jashtë Britanisë së Madhe bëri që të zhvillohej edhe si standard botëror, i përdorur jo vetëm në vlerësimin e furnizuesve me pakicë, por edhe si një pikë referimi nga ku shumë kompani kanë bazuar vlerësimin e tyre për programet e furnizimit dhe prodhimit të produkteve me markë. Standardet botërore BRC është një sistem çertifikimi lider në cilësi dhe siguri, i përdorur nga më shumë se 23,000 subjekte të çertifikuara në më shumë se 123 shtete.

Është i mirënjohur për standardet e tij botërore në katër fusha:

  • Siguri ushqimore
  • Produkte konsumi
  • Paketim dhe materiale paketimi
  • Magazinim dhe shpërndarje